INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E larguan nga detyra pasi zbuloi priftin pedofil. 46 vjet më vonë qeveria e shpërblen

E larguan nga detyra pasi zbuloi priftin pedofil. 46 vjet më vonë qeveria e shpërblen

Publikuar më: 11:57 07-05-2018

Ish-detektivi australian Denis Ryan u dëbua nga forca policore në vitin 1972, kur u përpoq të sillte një prift pedofil para drejtësisë. Tani pothuajse 50 vjet pasi eprorët e tij firmosën largimin e tij nga detyra duke e privuar madje edhe nga pensioni si polic, Ryan fitoi një kompensim. Ish-policit 86-vjeçar ju dha kohët e fundit një shumë e pazbuluar parash nga qeveria e shtetit të Victoria-s. "Kur e dëgjova lajmin, u gëzova shumë, pasi largimi nga puna solli shkatërrimin e jetës sime'-tha ai. Si një detektiv në vitet 1970, Ryan u përpoq të akuzonte Monsinjor John Day për kryerjen e veprave seksuale me të mitur në qytetin rajonal të Mildura. Por ai nuk u lejua të paraqiste rastin nga oficerë të lartë të policisë, të cilët e urdhëruan të heqin dorë nga rasti. Ryan ka fajësuar vendimin për largimin e tij nga puna me "besnikërinë" që eprorët e tij tregonin ndaj Kishës. Në vitin 2015, ai dëshmoi në një hetim të komisionit mbretëror për abuzimin seksual të fëmijëve në Australi. Në atë hetim, një ish komisioner i shefit të Policisë në Victoria, Mick Miller, dha dëshmi në favor të tij. Miller deklaroi se ishte përballur me një "sjellje të keqe nga ana e oficerëve të lartë të Policisë në Victoria, duke përfshirë heqjen nga detyra, komplotin për të prishur drejtësinë dhe nxitja e anëtarëve të tjerë të forcës policore për t'u bashkuar me komplotin kundër Denis Ryan në mënyrë që të fshehin krimet e kryera nga prifti John Day ", raporton Fairfax Media.

Article Logic
Execution time: 0.0019140243530273