INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lexuat horoskopin e muajit korrik? Mësoni çfarë thotë ai për dashurinë, shëndetin, paratë dhe punën

E lexuat horoskopin e muajit korrik? Mësoni çfarë thotë ai për dashurinë, shëndetin, paratë dhe punën

Publikuar më: 13:26 02-07-2017

A ishte brenda pritshmërive muaji që lamë pas? Shikoni se si do të funksionojë jeta juaj në dashuri, shëndet dhe biznes, sipas asaj që është shkruar në yje.

DASHI

Gjate këtij muaji ju do i merrni gjerat ashtu si t’iu vijnë dhe nuk do ngulni këmbë qe do gjë te behet ashtu si ju doni. Çiftet do jene me tolerante se kurdoherë dhe komunikimi do jete ai qe do mbizotërojë ne çdo moment. Ne përgjithësi gjate kësaj periudhe ata do përjetojnë vetëm emocione te këndshme. Beqaret do jene paksa te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet nga ftesat qe do iu bëhen. Gjithsesi ne javën e fundit shume gjera do ndryshojnë për ta. Shëndeti duhet pasur me ne vëmendje. Po u morët me pak me shume aktivitet fizik dhe po u treguat te matur me ushqimin do jeni shume me te qete. Financat do kenë përmirësime te lehta, por qe do ju ndihmojnë te dilni nga vështirësitë. Ne pune do i arrini objektivat me shpejt nga sa kishit menduar dhe do ndiheni për mrekulli ne çdo moment.

DEMI

Gjate këtij muaji do jeni me te logjikshëm dhe me tolerante me te gjitha prandaj gjerat kane për t’iu ecur akoma me mire nga sa mendonit. Nëse jeni ne një lidhje do arrini kompromisin me atë qe keni ne krah, do jeni te kujdesshëm me çdo hap dhe paqja do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do kenë një muaj ideal për te dale sa me shume, për t’u argëtuar e për te pasur njohje te reja. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni plot energji dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Për financat situata do jete paksa e paqëndrueshme, megjithatë nëse merrni masa sa me shpejt çdo gjë do ndryshoje për mire. Ne pune mos u nxitoni për asgjë sepse mund te bëni gabime te pafalshme dhe situata do ju dale jashtë kontrollit. Projektet e reja fillojini dhe mbarojini vete, mos bashkëpunoni me koleget.

BINJAKET

Këtë muaj do jeni ne qendër te vëmendjes ne çdo fushe dhe ne përgjithësi do argëtoheni pa mase. Ata qe janë ne një lidhje do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe do kënaqen pafund pranë atij qe dashurojnë. Po vazhduan ne këtë rruge shume shpejt gjerat do bëhen edhe me serioze. Beqaret do kenë një jete sociale goxha aktive dhe kjo do i beje te njihen me shume persona. Disa mund te jene aq interesante sa për t’i pasur edhe me pranë. Gjendja shëndetësore do jete goxha me e mire sidomos nëse shmangni disa ushqime te dëmshme. Pikantet dhe kripen e tepruar lërini mënjanë. Financat do kërkojnë pak me shume përkujdes dhe gjendja ka për tu stabilizuar. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe do e dini shume mire çfarë hapash te hidhni. Pritet vetëm sukses.

GAFORRJA

Gjate këtij muaji do bëni te pamundurën t’i mbani pranë miqtë dhe te afërmit tuaj sepse pa ta nuk ndiheni te plotësuar. Ata qe janë ne një lidhje mund te kenë edhe debate te vogla me partnerin e tyre dhe kjo gjë do i beje te ndihen keq ne disa momente. Sido qe te vijnë punët mire është te mos hedhin hapa te nxituara apo te marrin vendime. Beqaret do kenë një muaj shume ndryshe nga sa e kishin menduar. Mire do jete qe t’i dëgjojnë këshillat e miqve qe te mos gabojnë. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla javën e pare, por me pas gjendja do përmirësohet goxha. Financat ne tërësi do jete goxha te mira dhe kjo fale mënyrës suaj organizative. Ne pune keni për te arritur çdo objektiv, por me pak mundim dhe sakrifica. Durimi do jete virtyti juaj me i çmuar.

LUANI

Gjate këtij muaji do argëtoheni edhe me shume nga sa keni menduar dhe do i lini pas komplekset e mëparshme. Ata qe kane tashme një lidhje do bëjnë çdo gjë qe te krijojnë një klime sa me te këndshme ne çift dhe te përjetojnë emocione me te veçanta. Mund te organizoni edhe mbrëmje me miqtë apo pushime ekzotike. Beqaret nuk duhet te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre sepse mund te gabojnë dhe mund te lëndohen. Gjendja shëndetësore do vije dite pas dite duke u përmirësuar ndjeshëm. Edhe ata qe kane vuajtur nga barku, shpina apo nga muskujt do ndihen me te qete. Financat do jene here te mira e here problematike, kështu qe kujdesuni ne çdo moment për shpenzimet. Për punën ky nuk do jete një muaj plotësisht i qete. Shpesh do gjendeni ne vështirësi te mëdha dhe sfidat do jene te forta.

VIRGJERESHA

Gjate këtij muaji do kaloni edhe momente te trishta, por miqtë do ju gjenden gjithmonë pranë dhe do ju ndihmojnë. Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni gjithçka qe ta ndryshoni sa me pare rutinën qe ju ka pushtuar sepse ne një moment ajo mund te behet shume mbytëse. Javën e dyte te muajit duhet ta mbështesni me tepër partnerin dhe keni për ta pare qe me pas marrëdhënia mes jush do përmirësohet. Beqaret do realizojnë disa takime dhe mund te fillojnë edhe aventura ekzaltuese. Historitë serioze mund te fillojnë vetëm pas javës se trete. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë asnjë lloj shqetësimi, përkundrazi gjendja ka për te qene shume me e qëndrueshme. Financat nuk do jene as te shkëlqyera, por as ne gjendjen me te mire. Ne pune do jeni disi te shpërqendruar dhe ne shume momente nuk do dini çfarë hapash te hidhni.

PESHORJA

Marrëdhënia mes jush dhe gjithë atyre qe ju rrethojnë do jete mjaft harmonike këtë muaj. Do merrni fryme me lirisht dhe do përjetoni akoma me shume emocione. Çiftet do kenë edhe dite te ndërlikuara e me tension, por gjithmonë do dine te gjejnë gjuhen e përbashkët. Pas javës se dyte gjerat do fillojnë te normalizohen goxha. Beqaret do jene dëshirë te argëtohen e te përjetojnë emocione te forta, pak rëndësi ka nëse do fillojnë apo jo lidhje serioze. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe tronditje. Dëgjojeni me kujdes trupin dhe merrni masa për çdo lloj shqetësimi sado i vogël qofte. Sektori i financave do ketë gjate gjithë kohës ulje dhe ngritje. Nuk do mungojnë as shqetësimet e as momentet kur do ndiheni energjike. Ne pune do jeni shume te apasionuar pas një projekti qe keni filluar dhe do bëni çdo lloj lëvizjeje apo sakrifice vetëm qe gjerat te ecin ashtu si duhet.

AKREPI

Gjate këtij muaji duhet te tregoheni shume te kujdesshëm dhe asnjëherë nuk duhet te veproni para se t’i keni menduar me kujdes gjerat. Te dashuruarit do kalojnë një periudhe shume te qete. Ata nuk duhet te lejojnë askënd te ndërhyjë tek jeta e tyre ne çift dhe çdo gjë duhet ta bëjnë ne bashkëpunim me atë qe kane ne krah. Beqaret do realizojnë takimet me te bukura gjate ndonjë udhëtimi apo ne ndonjë feste familjare. Shëndeti mund te ketë here pas here edhe ndonjë shqetësim si nga koka apo nga muskujt, por gjendja do përmirësohet menjëherë. Financat do jene shume me te turbullta nga sa i kishit menduar. As borxhet nuk do ua shlyejnë ata qe ua kane. Ne pune here pas here do ju mungoje motivimi dhe me zor do e hidhni çdo hap. Pranoni te bashkëpunoni me koleget e besuar sepse do i arrini me shpejt objektivat.

SHIGJETARI

Ky nuk do jete një muaj shume i mire. Nuk do mungojnë as periudhat e zymta dhe me probleme serioze. Për çiftet lidhja nuk do jete asnjëherë shume inkurajuese. Shpesh do ndiheni te bllokuar dhe nuk do arrini dot t’ia shprehni ndjenjat atij qe keni ne krah. Me durim, këmbëngulje dhe tolerance, situata mund te përmirësohet vetëm javën e fundit. Beqaret duhet fillimisht te kuptojnë atë çfarë duan te bëjnë e me pas te hedhin hapa. Vetëm kështu do fillojnë lidhjen e ëndërruar gjithmonë. Shëndeti ne disa momente do lëkundet dhe mund te keni disa shqetësime, por me pak përkujdes gjendja do normalizohet shpejt. Financat nuk do jene gjithë kohës te mira kështu qe kujdes me çdo shpenzim. Ne pune me ne fund do filloni projektet gjigande qe keni menduar gjithmonë. Do ndiheni mire dhe çdo hap do e hidhni me gëzim.

BRICJAPI

Gjate këtij muaji duhet te përgatiteni për ndryshime te mëdha ne çdo fushe te jetës. Nëse jeni ne një lidhje duhet te ndërmerrni iniciativa dhe te zgjidhni çdo lloj problemi qe keni pasur. Toleranca dhe mirëkuptimi janë ato qe do ju ndihmojnë te hidhni hapat e duhura. Beqaret duhet te presin pak ne mënyrë qe te gjejnë personin me te cilin te fillojnë një lidhje cilësore dhe afatgjate. Po u nxituan do zhgënjehen. Shëndet me te mire se ai gjate këtij muaji nuk keni pasur këto kohe. Do jeni tej mase te përkujdesur. Financat here pas do kenë ndonjë problem te vogël, por me pak me shume vëmendje e maturi gjendja do përmirësohet me shpejt nga sa e keni parashikuar. Ne pune do ndesheni me situata te vështira, me klime te tensionuar dhe para sfidave vërtet te mëdha. Mos u dorëzoni, reflektoni dhe keni për ta gjetur zgjidhjen.

UJORI

Nëse nuk i prekni çështjet materiale kur te jeni me miqtë dhe te afërmit tuaj gjate këtij muaji, çdo gjë ka për te ecur për mrekulli. Te dashuruarit do kalojnë jave dinamike e te mbushura me emocione shume te forta. Do keni te njëjtat ide dhe mendime me partnerin dhe komunikimi do ju çoje gjithmonë ne rrugën e duhur. Shëndetin duhet ta keni me tepër ne vëmendje. Shmangni konsumimin e kalorive te tepërta dhe te ushqimeve pikante e nga ana tjetër mos e lini pas dore aktivitetin fizik. Financat do vazhdojnë te jene te ndërlikuara dhe ne disa momente do j duhet patjetër te kërkoni ndihme për te kryer shpenzimet e domosdoshme. Ne pune po i bëtë gjerat ne grup do arrini edhe me shume sukses. Disa detaje te vogla ne pamje te pare mund te kenë me shume rëndësi nga sa mund ta kishit menduar.

PESHQIT

Këtë muaj do jeni me te qete, me te logjikshëm dhe do i pranoni edhe kritikat qe do iu bëhen. Ata qe janë ne një lidhje do argëtohen e do dashurohen gjate gjithë kohës si adoleshente. Emocionet kane për te qene gjithmonë te fuqishme. Beqaret do marrin ftesa ne çdo moment, por do përzgjedhin dhe nuk do pranojnë te dalin me këdo. Maturia do i beje te gjejnë personin e duhur rreth datës 20-25. Shëndeti jo vetëm qe nuk do jete problematik, por do ndiheni edhe me shume energjike dhe ne forme te shkëlqyer. Financat do bëni mire t’ua besoni specialisteve pasi ne te kundërt do ndesheni me goxha vështirësi dhe nuk do mund t’i zgjidhni as problemet e hershme. Ne pune do ndesheni me goxha pengesa, megjithatë ju nuk do dorëzoheni asnjëherë dhe do ecni para me bindje te plote se do ja dilni mbanë.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268