INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lidhur apo jo me Renato Mekollin? Ori Nebilaj rrëfen të vërtetat

E lidhur apo jo me Renato Mekollin? Ori Nebilaj rrëfen të vërtetat

Publikuar më: 13:33 20-03-2018

Ndarja e Ori Nebilajt nga Renato Mekolli nuk mundi të kalonte pa morinë e thashethemeve dhe spekulimeve nga publiku ashtu siç tashmë është e njohur si mënyrë reagimi nga audiencat për çiftet e famshme Vip.

Moderatorja e njohur e “Wake Up” Ori Nebiaj është shprehur për herë të parë rreth të vërtetave për raportin me Renato Mekollin.

Në një intervistë për Panorama Plus ajo u shpreh se nuk është penduar për ortakërinë me Renaton dhe se Renaotja si mik i saj u gjend në kohën e duhur në lidhje me idenë e biznesit. Ajo tha se çdo gjë ka kohën e vet dhe se arsyet e brendshme të punës të cilat sipas saj i kalojnë të gjithë biznesmenët e quan drejt largimit të saj nga biznesi.

E pyetur në lidhje me heshtjen e saj për këtë çështje Ori u shpreh se : “S’më pëlqen të flas për gjëra që në fakt të vetmit persona të interesuar, jemi ne të dy. Ç’kam për të thënë, ja them atij dhe nëse ai ka diçka për t’më thënë, mund të bëjë të njëjtën gjë. Komentet pastaj në media, janë për pak vëmendje më shumë.

Për zërat se mes tyre nuk ka ekzistuar thjesht një miqësi Ori i është përgjigjur duke hedhur poshtë të gjitha këto dyshime.

Moderatorja tha se të gjithë ata që e njohin e dinë se nuk mund të kishte kurrë diçka më shumë se miqësi dhe partneritet në biznes. Ajo shtoi se: “Unë kam një jetë krejtësisht tjetër dhe ai gjithashtu. Por besoj, fakti që s’më ka bezdisur dhe as shqetësuar, do të thotë që nuk ngjiti kërkund dhe u zbeh pa nisur ende si thashethem.” është shprehur moderatorja duke hedhur poshtë kështu dyshimet rreth një raporti të mundshëm të ndërprerë mes asaj dhe Renato Mekollit.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109