INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lidhur me Andin jashtë “Për’puthen”? Tea e konsideroi veprimin e saj “vepër penale”, Shqipja nuk ndalet: “Kam shumë….”

E lidhur me Andin jashtë “Për’puthen”? Tea e konsideroi veprimin e saj “vepër penale”, Shqipja nuk ndalet: “Kam shumë….”

Publikuar më: 11:36 08-12-2020

Ish konkurentja e “Për’puthen” Shqipe Hysenaj ka akuzuar vazhdimisht në rrjetet sociale se dy konkurentët Andi dhe Tea se  njiheshin para se të bëheshin pjesë e emisionit të dashurisë. Ditën e enjte ajo postoi një foto në Instastory ku shiheshin Andi dhe një vajzë (që i ngjan Teas) vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa fotoja bëri xhiron e rrjetit.

Po në rrjet, u zbulua se vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. (SHIKO KETU)

Megjithatë, Shqipja ende ripublikon foton duke thënë se “është Tea dhe pike”. Puntata e ditës së djeshme në emision ka nisur me këtë lajm, ku si Andi ashtu edhe Tea i mohuan lajmet.

Tea shpjegoi se në 2016, kur është publikuar fotoja, ka qenë rreth 16 vjeç duke bërë gjimnazin, teksa akuzoi Shqipen për xhelozi ndaj Andit.

“E mora shaka, por në fakt e pash që po bënte aq shumë bujë dhe njerëzit po e besonin s’po dija si të reagoja. Pa pasur asgjë personale mundohet të hedh baltë mbi mua. Por shumë shpejt u zbulua e vërteta dhe jam qetësuar”, tha Tea.

Më tej, Tea tha se kjo që bëri Shqipja është vepër penale, pasi ka prishur imazhin e një personi publik.

"Prishja e imazhit të një personi publik dënohet me ligj, është vepër penale", tha Tea.

teaperputhen.jpg

 

Pas kësaj deklarate, Shqipja ka reaguar me një video të publikuar në Instastory ku dëgjohet Tea duke i thënë gjatë një debati: "Shqipe vetëm femër nuk je".

"Kjo është vepër penale dhe nëqoftëse do flasim për vepra penale kam shumë të regjistruara, s'di kë të nxjerr përpara", shkruan Shqipja.

teatrifoni.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0025620460510254