INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E lidhur me basketbollistin e famshëm? Reagon 'Rejan': 'Koha është e nxehtë dhe ...'

E lidhur me basketbollistin e famshëm? Reagon 'Rejan': 'Koha është e nxehtë dhe ...'

Publikuar më: 18:32 29-06-2020

Së fundmi në mediat turke është përfolur se aktorja Ebru Sahin, e njohur nga roli i “Rejanit”, është në një lidhje me basketbollistin turk Cedi Osman.

Mediat turke shkruanin se dyshja po i kalojnë pushimet bashkë e madje ishin parë duke ngrënë darkë së bashku.

Pas këtyre lajmeve, aktorja ka reaguar me një postim në Instagram duke i hedhur poshtë të gjitha thashethemet dhe e indinjuar për lajmet e rreme.

“Nuk e di nëse ato lajme i bëni për profesionin tuaj apo për veten tuaj, por nuk keni respekt. Në vend që të bëni një lajm të vërtetë, bëni lajme të rreme. Sigurisht koha është e nxehtë dhe është më e lehtë për ju të shkruani lajme boshe, por kjo që po bëni është turp”-shkruajti aktorja.

ebru-sahin-cedi-osman-ile-ask-yasadigi-13369736_7986_m.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028760433197021