Këtë të premte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishte e pranishme ish-personazhi i ‘Përputhen’ Aristela Leka. Nisur nga mesazhet e ndjekësve të programit, Ermali e pyet nëse mes Mevlanit dhe saj kishte vërtetë një lidhje. ‘Kam pafund mesazhe në celular, po ti tregoj’, tha Ermali.
“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Realisht përveç një marrëdhenie shumë të mirë shoqërore s’kemi asgjë. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte.", u pergjigj ajo.