Morena Taraku bëri goxha bujë me ndarjen e saj kohë më parë nga miliarderi Iranian Sasha Sobhani, duke e bërë goxha të njohur për publikun shqiptar.
Së fundmi në mediat rozë, Sasha është parë mjaft i afërt me një tjetër shqiptare modelen Vildane Zeneli.
Ai shpesh shpërndan fotot e saj në “InstaStory”, ndërsa Vildane në ditën e djeshme ka shpërndarë një foto nga Amsterdami ku duken duart e miliarderit, madje duke i bërë tag.
Por, duket se modelja shqiptare po luan me të gjithë ne. Në të vërtetë midis saj dhe miliarderit nuk ka asgjë përveç se shoqërisë së mirë dhe kohës që kalojnë së bashku në Evropë.
Vildane madje ka marrë pak nga koha e saj dhe i ka dedikuar një shkrim të ashpër të gjithë gazetarëve që sipas saj, spekulojnë. Një shkrim ky që vë në pah se modelja vetëm po shijon shoqërinë me Sashën dhe nuk gjendet në një lidhje me të:
“Janë disa gazetarë dështakë që spekulojnë dhe besojnë çdo gjë. Nëse nuk e di se çfarë bëj dhe çfarë kam bërë mjaft shkruajte mbeturina për 10 euro/lekë që merr në ditë për punën që bën. Të paktën gjej fakte të denja.”