Kinsey Wolanski mesa duket nuk është aspak e panjohur në botën e yjeve të famshëm të Hollywood-it, njëri prej të cilëve është edhe Dan Bilzerian.
Ajo dhe i dashuri i saj Vitaly prej vitesh provojnë së byruri çmenduria nga më të ndryshmet në mënyrë që të sigurojnë të ardhura për jetesën e tyre.
Bota e internetit pas ndërhyrjes që ajo bëri në finalen e Champions League ka filluar të gërmojë në të shkuarën e modeles.
“Playboy” i Instagram-it, Dan Bilzerian mesa duket paska paguar një shifër të frikshme prej 30 mijë dollarësh vetëm që Kinsey të provonte të bënte vrap për 2 minuta në bikini.
Ajo nuk ia ka dalë dhe është dorëzuar pak sekonda para fundit. Është i dashuri i saj ai që ka e pranuar këtë sfidë duke e thirrur në telefon për t’i thënë se mund të fitonte 30 mijë dollarë.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e vrapit të saj , të cilën e gjeni në minutën 6:18.