Edhe pse prej kohësh i mungon ekranit dhe televizionit Marina Vjollca padyshim që është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo kurrsesi nuk i ka lënë pas dore fansat në rrjetet sociale dhe ka ndarë vazhdimisht foto dhe video, nga pushimet e shumta.
Së fundmi, Marina publikoi një video mjaft argëtuese ku tregon më së miri sesi ajo sillet kur nuk i plotësohen tekat.
Moderatorja ka publikuar videon e një maceje e cila revoltohet kur i zoti i largon çokollatën që aq shumë po e shijonte dhe mesa duket, të njëjtin veprim bën edhe Marina.
“Unë, kur s’më japin nutella.”- shkruan ajo krahas videos, ndërsa kushërira e saj, këngëtarja Evi Reçi e ka pohuar këtë:
“Po fiks, fiks. Tu na kap me shpulla.”- konfirmon Evi në komente.
“Ti je torollic” – i shkruan më poshtë motra e saj Luana me përkëdheli.