Loredana dhe Mozzik janë ndër personazhet më të komentuar në media. Krizat e dashurisë së tyre janë kthyer në një nga temat më shqetësuese për ndjekësit që preferojnë ti shikojnë bashkë.
Gjatë këtyre ditëve dyshja kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe nuk kanë munguar dhe postimet thumbuese.
Së fundmi, Loredana ka publikuar një fotografi ku duket me sytë e mbyllur në një dhomë me vajzën e saj, Hana. Mbishkrimi mbi foto ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
‘Kaq e lumtur’, shkruan reperja.
E ndërkohë që të gjithë po flasin për ndarjen e bujshme me Mozzik, Loredana është “arratisur” me pushime për në Mykonos.
Nuk dihet se kush e shoqëron, por me siguri do e marrim vesh shumë shpejt.