INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte fëmijë, flet hapur Roza Lati: '' Jam e lumtur për...''

Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte fëmijë, flet hapur Roza Lati: '' Jam e lumtur për...''

Publikuar më: 18:57 30-01-2019

Në emisionin “Dritare me Rudinën” moderatoja e njohur Roza Lati ka folur edhe për një ngjarje që ka ndikuar shumë në fëmijërinë e saj, divorcin e prindërve.

“Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe”, tregoi Roza.

Qëllimi i Rozës ishte të shprehej se në ditët e sotme çështjet e nderit dhe tradhtisë nuk perceptohen njësoj si më parë dhe shoqëria e sotme është më e hapur kundrejt këtyre fenomeneve.

Roza është vajza e aktores së njohur Rita Lati dhe prindërit e saj bënë divorc kur ajo ishte ende e vogël, gjë e cila patjetër ka ndikuar në atë që moderatorja është sot me mamanë që mund të cilësohet si pika e saj e dobët.

Roza-Lati.png

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717