Heronjtë vijnë në të gjitha format dhe përmasat, duke përfshirë extra small, siç mund të jetë një vogëlush 2-vjeçar nga Utah.
Kur një dollap i ra sipër vëllait të tij binjak, Bowdi Shoff nxitoi që ta shpëtonte pa iu dridhur qerpiku. Mamaja e tyre kishte dalë jashtë për vetëm pak minuta kur aksidenti ndodhi. Çifti e publikoi videon për të ngritur kujdesin e prindërve ndaj mobiljeve qe bien dhe mund të dëmtojnë fëmijët. Rreth 25 mijë fëmijë dëmtohen çdo vit nga mobiljet që bien. Si pasojë e dëmtimeve një fëmijë në javë humb jetën pasi nuk u mbijeton dot atyre.