Stilistja Rachel është cilësuar si “molla e sherrit” mes çiftit Beyonce – Jay Z.
Madje u mendua se ajo ishte arsyeja që motra e Beyonce, Solange qëlloi Jay Z-në në ashensor në vitin 2014. Emri i saj është qendra e stuhisë në marrëdhënien e çifit. Fansat u treguan të shpejtë për ta cilësuar atë si Becky me flokët e bukur . Por e vërteta më në fund mund ta dalë pasi e-maili i saj privat është vjedhur dhe mund të bëhet publik.
Sipas “The Sun”, Rachel iu ka thënë miqve se informacioni personal në kompjuterin e saj është vjedhur. Një burim tha për gazetën se Roy nuk e ka idenë sesi kjo mund të ketë ndodhur , por është e vetëdijshme sesa të këqija mund t’i shkaktojë. “Ajo donte që ta distanconte veten nga gjithë ky skandal, por tani ka frikë se gjithë kjo zhurmë e bërë për të dhe çiftin Jay Z- Beyonce, do të rikthehet pas bërjes publike të e-mailit të saj personal.
42 vjeçarja refuzoi t’iu përgjigjet pyetjeve të Daily Mail në internet nëse ishte ajo Becky me flokët e bukur. Fansat e yllit, të njohur si BeHive, filluan një seri sulmesh të ashpra online drejt stilistes. Nuk mungonin komente të tilla si prishëse familjesh apo duke e përmbytur Instagramin e saj me emoji bletësh dhe limoni duke e lidhur me titullin e ri të albumit të Beyonces. Për këtë arsye Roy e ktheu Instagramin e saj në privat, por mëngjesin e së hënës e ka bërë përsëri publik.
Beyonce duket se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë koment mbi Rachell, por gjithashtu as nuk ka ndërmend që ta ndalojë të motrën, Solange të sulmojë Jay Z-në. Presim serinë e radhës …