INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E majta bashkë për 73 vjetorin e Çlirimit të Atdheut

Publikuar më: 11:30 29-11-2017

E majta ka festuar 73 vjetorin e çlirimit të atdheut. Krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit. 

Krerët e shtetit kanë vendosur të kryejnë së bashku homazhe pranë monumentit Nënë Shqipëri, ndërsa në fund asnjë prej tyre nuk ka përcjellë asnjë mesazh për mediat.

60 minuta më vonë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar homazhe pranë Monumentit Nënë Shqipëri.

E vetmja që përcolli në këtë 73 vjetor të çlirimit një mesazh për qytetarët shqiptar ishte kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi:

29 Nëntori ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. 73 vite më parë qindra shqiptarë luftuan në kohë të vështira, u përballën me një nga ushtritë më të mëdha dhe moderne të asaj kohe. Por kjo gjë tregoi edhe një herë se nuk janë armët dhe nuk është numri që përbëjnë fitoren. Por fitoren e bën vullneti, dëshira për të fituar beteja sic është clirimi dhe liria e një populli. Historia tregon se mjafton që të kesh dëshirën dhe vullnetin në zemrë për të arritur atë që do. Motivimi ynë mbetet që këto dëshira ti cojmë edhe më tej. Këto data të shënuara të jenë ditë reflektimi për të gjithë klasën politike shqiptare për të cuar deri në fund amanetin e djemve dhe vajzave që dhanë jetën për këtë vend.

E majta feston 73 vjetorin e Çlirimit të Atdheut

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381