INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E majta i thotë “PO” regjistrimit të emigrantëve shqiptarë!

E majta i thotë “PO” regjistrimit të emigrantëve shqiptarë!

Publikuar më: 13:29 08-02-2016

Në Parlamentin shqiptar po diskutohet projektligji për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen. Komisioni i Ligjive, ishte i pari që mori në shqyrtim këtë nismë, ndërsa Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri e paraqiti projektin përballë deputetëve.

“Unë jam Saimir Tahiri, do vij të jetoj këtu për një muaj dhe kjo është adresa ime për shtetin tim në rast se duhet të më gjejë”.

Këtë shembull përdori Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në Komisionin e Ligjeve, që të mbronte projektligjin e ri për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen.

"Ne duhet ta dimë kush banon në Shqipëri dhe ku banojnë. Mua më intereson që qytetarët shqiptarë

a) në Shqipëri

b) jashtë Shqipërisë

të regjistrohen, dhe shteti shqiptar të marrë përsipër detyrimin t’u shërbejë. Është ky parlament pastaj që vendos se çfarë të drejtash do t’u japim atyre".

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin e regjistrimit të emigrantëve. Në mbledhjen e Komisionit, ka pasur debate mes anëtarëve të tij, ku PD ka thënë se projektligji i qeverisë për regjistrimin e emigrantëve, duhet të tërhiqet nga komisionet e përhershme dhe të shqyrtohet bashkë me reformën zgjedhore.

Oert Bylykbashi: “Ky projektligj cënon të drjetën e votës”.

Sajmir Tahiri: “Nuk e ka objekt të drejtën e votës ky projektligj. Ne shtrojmë gurët e themelit për të shkuar deri atje. Komisioni për reformën zgjedhore do të vendosë për votën e emigrantëve”.

Oert Bykykbashi: “Ju po e cënoni të drejtën e votës emigrantëve. Regjistrimi i adresës jashtë vendit do të shuajë adresën që kanë brenda vendit”.

Sajmir Tahiri: “Emigranti nuk do të hiqet nga regjistri. Thjesht saktësohen se ku janë. Janë mbi 550 mijë që nuk e dinë ku janë”. 

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008