INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E majta mbyll fushatën në Dibër, Rama flet për incidentitn

E majta mbyll fushatën në Dibër, Rama flet për incidentitn

Publikuar më: 11:56 09-09-2016

Krerët më të lartë të maxhorancës kanë mbërritur në Dibër, ku kanë mbyllur fushatën për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen të dielën e 11 shtatorit. Kryeministri Edi Rama, shumë deputetë socialistë por dhe Petrit Vasili nga LSI dhe përfaqësues të PDIU-së ishin në mitingun përmbyllës për ti kërkuar qytetarëve të votojnë të dielën e 11 shtatorit kandidatin Muharrem Rama. I bindur se do të jetë Muharrem Rama kreu i ri i bashkisë, Kryeministri tha se premtimi i socialistëve për ndërtimin e rrugës së Arbrit do të bëhet realitet.
Edi Rama:
“Nëse do zgjidhni Sheron ta gëzoni, me Sheron pa Sheron ne rrugën e Arbrit do ta ndërtojmë, por me vizionin e Sheros ju nuk do të shihni në Dibër asgjë veç Sheros. E sheron do e shihni në ditë jave se në fundjavë do vijë në Tiranë se do dalë me gruan. Ndërsa Muharremi është këtu. Votoni për Dibrën e pastër, ku uji shkon në cdo parcelë. Zgjidhni e merrni. Unë do kisha zgjedhur Muharremin. Unë besoj se të hënën kryetar  i bashkisë është ky që është në krahun tim”.
Shefi i ekzekutivit foli dhe për incidentin e një dite më parë.
Edi Rama:
“Ne nuk e kemi bërë këtë fushatë një fushë betejë dhe të jemi dyndur me karvanë fuoristradash e çeta nga më të larmishmit për të shkuar e bërë presion në këto zona. Me demek në emër të mbrojtjes së votës dhe për të shkuar atje ku u arrit dje, ku u rrah barbarisht një administrator. U rrah barbarisht, me demek sebepin se këta e kapën në flagrancë dhe me paturpësinë më të madhe një parti që do të drejtojë Dibrën u thotë dibranëve që ne bëjmë ç’të duam: Edhe të rrahim, madje dhe të akuzojmë, që ti jo vetëm që do të rrihesh por dhe të shkosh në burg. Turp! Ka të drejtë Muharremi. Nuk ke çfarë pret nga ata që vijnë nga Tirana me atë mision por të paktën Shero një fjalë duhet ta thoshte, sepse kur goditet një qytetar i Dibrës nuk ka rëndësi partia që ka por anëtari i këtij komuniteti.
Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë në Dibër që fqinjët edhe kur janë me bindje të ndryshme të rrahin njëri tjetrin. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që kur rrihet dikush nga një parti politike, ajo parti politike ti bjerë gjoksit dhe kandidati i saj që pretendon të vijë këtu të shërojë plagët të bëjë sehir plagët e atij që ra pre e asaj barbarie”.

Article Logic
Execution time: 0.0023901462554932