Para pak ditësh u mbajt festivali “Alba Festival” në Zvicër, ku solli në skenë emra të njohur të muzikës si, Ledri Vula apo Rita Ora, të cilët si miq të mirë, nuk u larguan pa një foto me njëri-tjetrin. Prezente në festival ka qenë gjithashtu edhe Reperja e njohur shqipare, Rina Balaj, e cila ka elektizuar skenën me performancat e saj.
Mirëpo në një moment të caktuar ndodhi një incident i pakëndshëm. Teksa po këndonte e kërcente, reperja u pengua në skenë dhe rrëzua. Megjithatë, sikurse duket edhe në videon që tashmë është bërë virale, reperja 19-vjeçare e kaloi me sportivitet dhe shumë shpejt mori situatën nën kontroll duke vazhduar performancën.
Një fans i komentoi duke i thënë të mos veshë më fustane, madje e quajti “dreq” dhe shprehu dëshirën të bëhet copa.
“Kur s’je për me vesh fustan mos vesh o dreq, se copa ishe kon tu ba he copa, u bofsh jarabi”.
Rina nuk kaloi pa e vënë re këtë koment dhe ia ktheu me të njejtën gjuhë:
“Uuuu tybistikfa”, që do të thotë “larg e keqja”.