INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E mallkuan” për letrën e ikjes nga Shqiperia, reagon ashpër tenori i njohur: Fyerjet tuaja as më…

“E mallkuan” për letrën e ikjes nga Shqiperia, reagon ashpër tenori i njohur: Fyerjet tuaja as më…

Publikuar më: 17:26 06-08-2017

Largimi përfundimtar nga Shqipëria i tenorit të mirënjohur kavajas, Agim Hushi, ka sjellë qindra reagime në rrjete sociale. Artisti shqiptar, është vënë në qendër të një cikloni komentesh dhe fyerjes, pse ai deklaroi se po largohet nga Shqipëria për të shkuar e jetuar në Sidnej, Australi. Dy ditët e fundit ai është përfshirë në debate të shumta me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa në media është pasqyruar edhe debati i bërë. Sot ai ka bërë një tjetër reagim në lidhje me komentet negativë që i drejtohen atij.

Ja çfarë shkruan Agim Hushi në faqen e tij në Facebook:

Te dashur miq

Është e pabesueshme e gjitha kjo!

Nuk mund ta besoj akoma se si një postim personal për miqtë e mi, me dashurinë dhe reagimin e natyrshëm njerëzor te kthehet ne një agresion te verbër, ku mungesa e arsyes, cmira e zeze dhe instinkte te një gjykimi ballanik te hedhin balte mbi një njeri dhe jetën e tij pa asnjë shkak ose për shkakun e vetëm se foli sinqerisht për një klase politike qe po e bënte te ikte atë dhe mijëra bij dhe bija te tjerë.

Një shoqëri qe nuk ngurron te hedh balte vetëm se ka lexuar gazetën, bile arrin deri aty sa qe një “filozof” shkruante se kisha pështyrë atdheun megjithëse kur e pyeta ma trego ku e paskam bere këtë mu përgjigj se nuk e kam bere; një “gazetare” me quan Gimo dhe “len pushimet” pse paskam thënë qe me vjen turp qe jam bashkëkombës me hajdutet e popullit tim, paskam bere tradhti pse me dhemb qe populli im është përdorur nga politika!

Po te ishte ndryshe kush e mbane këtë klase politike mbi koke?

Ndërkohë mijëra e mijëra mesazhe mbushen inboxin tim me suport dhe dashuri. Nuk gjej fjale si ti falënderoj.

Por do te doja qe dhe ata qe ndoqen turmen dhe me “mallkuan”, te rishikojne me qetesi fjalet e mija dhe ta kuptojne se jane fjale qe i thone shqiptaret cdo dite. S’do doja kurre te zhgenjeja njeri por s’me interesojnë fare pasi gjithe jeten jam ndeshur me ziliqaret, cmirezinjt dhe njerzit e lindur me sindromen e tmerrit kur dikush ecen me kembet e tij dhe prek suksesin! Nuk jam une natyrisht shkak i vrerit te tyre, as zeri im nese braktiset plazhi ne Shqiperi apo sepse kthehem une te jetoj ne Sydney.

Ju siguroj se fyrjet e tyre jo vetem qe sme thyejnr por me lartesojne dhe me bejne krenar se vertet une vlej…

Nderkoh mund tju them se me miqt e mije te komunitetit shqiptar ketu ne Sydney jam takuar me mall dhe me nostalgjine e miqve 20 vjecare! Familja Ramadani, nje familje e shkelqyer me tradita keto dit me ka ndejtur kaq prane dhe suporti i tyre vellazror me ka bere te ndihem si kurre me pare krenar per gjithcka kam bere dhe arritur!

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793