Dita e djeshme ka qënë me mot disi më të freskët dhe në disa zona të thella pati dhe reshje shiu. Po sot duket se nuk kemi lajme të mira për mot të freskët, pasi ndryshet nga dje, ditën e sotme pritet rritje e ndjeshme e temperaturave me disa gradë.
Kurse reshje të papërfillshme do të ketë vetëm në zona të kufizuara.
RESHJET
-Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta.
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
-Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 21 / 29 °C
-në vendet e ulëta: 20 / 32°C
-në vendet malore: 13 / 26 °C
ERA
Era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatar