Rrjetet sociale janë kthyer në ditën e sotme në një platformë që gjithnjë e më shumë na afron me njerëz të panjohur, sidomos kur je edhe personazh publik.
Jo pak herë ndodh që këta të fundit të marrin mesazhe private, mjaft shqetësuese. I tillë ishte edhe rasti I këngëtares Gjyste Vulaj së fundmi ku një fans dueket se I ka bërë propozim për të pasur një lidhje serioze.
Këngëtarja I ka kthyer një përgjigje vërtet ironike duke e shpërndarë me të gjithë ndjekësit:
"E kam një lidhje serioze që 26 vjet dhe dy fëmijë. Faleminderit."
Bisedën e ndarë në instastory, e ka shoqëruar me shkrimin: "Ç'ka s'shef njeri n'rrijete socijale! Lidhje serioze!!", dhe sa të drejtë ka.