IN SPORT
''E masakroi'' dhe e hodhi KO në raudin e 7-të, por mësonin shifrën ''e çmendur'' që ka fituar Joshua pas fitores ndaj Povetkin [VIDEO]

''E masakroi'' dhe e hodhi KO në raudin e 7-të, por mësonin shifrën ''e çmendur'' që ka fituar Joshua pas fitores ndaj Povetkin [VIDEO]

Publikuar më: 10:27 23-09-2018

Boksieri britanik Anthony Joshua konfirmohet kampion i botës në peshën e rëndë, pas fitores me “KO” në raundin e shtatë ndaj rusit Alexander Povetkin, duel që u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës. Joshua korri suksesin e 22-të në karrierë, duke qëndruar i pamposhtur dhe mbrojti titujt kampionë në kategoritë IBF, WBO e WBA, ndërsa për rusin kjo ishte humbja e dytë në karrierë, ku numëron edhe 34 fitore. Suksesi nuk ishte aspak i lehtë për boksierin britanik, pavarësisht se e fitoi sfidën me “KO”, pasi rivali rus i bëri një start të mirë duelit, duke e dominuar atë në dy raundet e parë, madje duke e vënë në vështirësi Joshua. Por pjesa tjetër e ndeshjes i takoi Joshua i cili e mundi me KO në raudin e 7. Me këtë fitore, Joshua do t’i marrë plot 22 milionë euro, ndërsa Povetkini do t’i përfitojë 6.5 milionë euro.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594