Armina Mevlani është masakruar me komente negative nga ndjekës të shumë në Instagramin e saj, në një foto që ajo ka postuar gjatë pushimeve.
Shkak kanë qenë linjat e saj trupore, e sidomos kritikat se ajo nuk ka forma të mira në pjesën e vitheve.
Mirëpo, pas shumë komenteve, Armina ka vendosur t'u kthejë të gjithëve përgjigje.
Ja çfarë shkruan ajo:
Si gjithmonë shqiptarët janë të vetmit që vjellin komente negative, kurrë nuk të mbështesin.
Unë e di që nuk e kam pikën më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar.
Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë.
Ndihem shumë mirë me veten, bëj palestër, ha shëndetshëm dhe e adhuroj trupin tim siç ma ka falur Zoti.
Vetëbesimi më ka ndihmuar gjithë jetën dhe nuk do ta humbas kurrë, aq më pak nga njerëz që ofendojnë pa u dhënë arsye.
Jeta është shumë e bukur për të sharë të tjerët, madje unë kurrë nuk i shoh dot defektet e njerëzve sepse më zë syri vetëm të bukurën, kjo vlen edhe për veten time.