INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E masakruan dhe e hodhën në det/ Shqiptari dhe greku pranojnë vrasjen e studentes, por ata ja hedhin fajin...

E masakruan dhe e hodhën në det/ Shqiptari dhe greku pranojnë vrasjen e studentes, por ata ja hedhin fajin...

Publikuar më: 14:50 04-12-2018

Një shqiptar 19-vjeçar dhe një grek 21-vjeçar janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e studentes greke Eleni Tofaloudis në ishullin e Rodos në 28 nëntor. Policia bregdetare e ishullit zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur. Ngjarja shkaktoi bujë në gjithë vendin, ndërsa të enjten më 29 nëntor viktima u identifikua.

Dy të rinjtë kanë pranuar autorësinë e vrasjes së studentes, por ka pasur kundërshtime në deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se dy autorët e dyshuar e kanë goditur në kokë 21-vjeçaren dhe e kanë hedhur në det ku edhe u gjet në mëngjesin e 28 nëntorit. Sipas një raporti të mjekëve ligjorë, 21-vjeçarja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja që kishte marrë në kokë.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer vrasjen pasi autorët e vrasjes në dëshmitë e tyre i hedhin fajin njëri- tjetrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152