INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E masakruan” kur tha që është me Serbinë në Botëror, habit sërish Kosta Grillo: Ju tregoj pse u bëra me Serbinë [FOTO]

“E masakruan” kur tha që është me Serbinë në Botëror, habit sërish Kosta Grillo: Ju tregoj pse u bëra me Serbinë [FOTO]

Publikuar më: 22:00 28-06-2018

Komentatori sportiv Kosta Grillo pak ditë më parë në një emision sportiv ka deklaruar në është tifoz me Serbinë në Kupën e Botës. Kjo ishte një deklaratë, e cila ka shkaktuar jo pak zhurmë, duke patur edhe reagime të ndryshme, apo pakënaqësi nga shumë sportdashës, por edhe futbollistë të ndryshëm.

Komentatori shqiptar Kostandin Grillo ka sqaruar se pse zgjodhi Serbisë për të bëri tifo në Kupën e Botës, Rusi 2018. I ftuar në emisionin "Botërori Rusi 2018" në "Ora News" Grillo theksoi:

"Unë e deklarova por nuk e morën ashtu siç e thashë unë. Unë jam tifoz me Hollandën, por në mungesë të asaj jam me skuadrat ballkanase. Pse të mos favorizojmë skuadrat ballkanase? Unë nesër jam me Kroacinë. Nuk jam tifoz i vdekur ose i flaktë i Serbisë. Në vitin 2002, isha tifoz i Turqisë. Në Shqipëri jemi rritur me një frymë për ta dashur futbollin e Jugosllavisë, jo vetëm të Serbisë, duke përfshirë edhe basketbollin.”

kosta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003399133682251