INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘E masakruan’ për deklaratën ndaj protestës, Noizy flet hapur për lidhjet me partite politike: S’më rruhet për…[FOTO]

‘E masakruan’ për deklaratën ndaj protestës, Noizy flet hapur për lidhjet me partite politike: S’më rruhet për…[FOTO]

Publikuar më: 15:31 17-12-2018

Pas postimit të gjatë ku i këshillonte studentët të takoheshin ''zotin e shtëpisë'' së Shqipërisë ''Ramën'' dhe të bisedonin, ka reaguar sërish Noizy. Pas komenteve të shumta në statusin e tij, reperi është detyruar të japë më shumë shpjegime për qëndrimin e tij.

Reperi ka reaguar sërish në Instagram, ku shkruan se nuk i “rr*het” as për njërën nga partitë politike.

“S’më rruhet as për PS as PD as LSI”, shkruan reperi duke na treguar se nuk mbështet asnjërën nga partitë.

Më tej ai me ironi shprehet se dialogu nuk bën, ndaj ju thotë një “bravo” studentëve për të vijuar me protesta pa rrugëzgjidhje:

“Mos bëni Dialog. Dialogu nuk bën. Jeni shumë mirë kështu siç e keni nisur. Bravo Ju Uroj fat shpresoj t’ia dilni mbarë”.

noizyyyy_1.jpg

noizyyy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312