Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm, por buja e serialeve turke kanë shkuar deri në vendet latine, aty ku kanë “lindur” serialet televizive.
Një ndër aktoret më të mira turke dhe shumë e preferuar nga publiku shqiptar është Meyrem Uzerli.
34-vjeçarja, pak kohë më parë ndërhyri në fytyrë, në mollëza, në sy dhe në buzë, por nga transformimi, me sa duket, nuk mbeti e kënaqur.
Meryem Uzerli do të kthehet në gjendjen e saj natyrale. Pas shumë sulmeve që ka marrë jo vetëm nga fansat e saj në rrjetet sociale, por edhe nga producentët e ndryshëm.
Kështu, aktorja ka vendosur të kthehet në normalitet, madje, siç shkruajnë mediat turke, Meryem Uzerli, këto ditë do të jetë në Stamboll për të takuar mjekun i cili do të ndërhyjë për t’ia kthyer fytyrën në gjendje natyrale.