INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E 'masakruan' si të ishte vrasësja e ish-të dashurit, Ariana Grande përlot duke dhënë lamtumirën e fundit për Mac Miller [FOTO]

E 'masakruan' si të ishte vrasësja e ish-të dashurit, Ariana Grande përlot duke dhënë lamtumirën e fundit për Mac Miller [FOTO]

Publikuar më: 22:29 14-09-2018

Mbidoza e drogës i ka marrë jetën një tjetër reperi që po ndërtonte karrierë të suksesshme në SHBA. Mac Miller ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeçare në shtëpinë e tij dhe autoritetet deklarojnë se shkak është bërë mbidoza.

Ai ka qenë i lidhur për dy vite me këngëtaren e njohur, Ariana Grande, marrëdhënie që përfundoi në muajin maj.

Teksa reperit Mac Miller i’u dha lamtumira e fundit mbrëmjen e së martës në vendlindjen e tij, miqtë dhe kolegët vazhdojnë të shkruajnë e të flasin për të.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka reaguar edhe Ariana Grande, e cila tregon me dhimbje për humbjen e madhe.

“Të adhurova që ditën e parë kur të takova dhe unë isha 19 vjeç. Unë nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu dhe unë nuk të shoh më rreth meje. Jam çmendur dhe nuk di çfarë të bëj. Ti ishe miku im i dashur për kaq shumë kohë. Unë ndihem shumë e trishtuar dhe nuk mund ta largoj dhimbjen, më vjen keq. Dua me të vërtetë shumë të qetësohem. Shpirti më i bukur dhe më i ëmbël, ti kurrë nuk e meritoje këtë. Shpresoj të jesh mirë tani. U prefsh në paqe”,- shkruan Ariana.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023210048675537