Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë rekrutuar nëpërmjet fejesës një 29-vjeçare, që më pas përfundoi prostitutë në Itali.
Ata në bashkëpunim me njëri- tjetrin mashtruan një vajzë 29-vjeçare duke i premtuar se do të fejoheshin, dhe më pas e trafikuan në Itali me qëllim shfrytëzim prostitucioni.
Të arrestuar janë 60- vjeçari Flamur Dodoveci dhe 40-vjeçari Emanuel Myrtaj, të dy banues në Berat.
Në Itali vajza 29-vjeçare shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D. e cila gjithashtu ishte shpallur në kërkim, dhe disa muaj më parë u arrestua në vendin fqinj.