Edhe pse disa javë kanë kaluar nga një prej dasmave më luksoze në showbizzin shqiptar e cila u mbajt në Komo të Italisë, shumë pak kemi arritur të zbulojmë nga ceremonia e martesës së Ledionit dhe Sarës.
Disa foto tek-tuk nga të ftuarit na kanë mundësuar të shohim pak prej saj, por nga çifti nuk kemi arritur të zbulojmë asgjë, të paktën deri tani.
Duket se Sara ka vendosur të na zbulojë pak nga ceremonia kaq madhështore, duke ndryshuar foton e saj të profilit në Instagram.
Ndonëse në feed ajo ka vendosur të mos postojë asgjë në lidhje me dasmën apo festën e beqarisë.
Gjithsesi mund të themi se çifti duket me të vërtetë kaq i lumtur dhe sigurisht do të donim të shihnim dhe më shumë foto të tyre teksa ndajnë momente kaq të bukura.