Në mediat e huaja ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se çifti i famshëm, Victoria dhe David Beckham e kanë kaluar virusin Covid-19.
Mirëpo, ata kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë dhe ky lajm është bërë vetëm tani i ditur.
Thuhet se çifti e kaloi virusin në fillim të muajit mars, teksa ishin në Los Angeles.
Victoria dhe David udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të djalit tët tyre Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars.
Ata u frikësuan se po e përhapnin më shumë virusin, pasi edhe pjesëtarë të stafit të tyre rezultuan të infektuar me Covid-19.
Fatmirësisht, askush nuk kishte shqetësime të rënda dhe pasi u siguruar se e kishin kaluar virusin, nisën pushimet e tyre.
As David dhe as Victoria nuk kanë folur ende publikisht për këto lajme.