Urime!
Pasi na zbuloi marrëdhënien e saj me partnerin të quajtur Frenklin, me të cilin pritet të kurorëzohet në martesë, lajme të bukura erdhën për moderatoren e njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Jona Spahiun e cila është përfolur më parë se ishte në pritje të ëmbël, por që nuk u prononcua asnjëherë dhe jo rrallë herë është munduar ta fshehë barkun në postimet e saj.
Edhe pse nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht pritjen e ëmbël, pas këtyre fotove që janë regjistruar nga programi i saj “Pa filtër”, dyshimet duken se marrin formë. Jona Spahiu është në pritje të ëmbël, madje dyshohet se është në muajin e 4-t të shtatzënisë.
Kështu duket edhe nga këto foto të postuara pasditen e sotme nga mediat, në të cilat Jona duket me bark të rrumbullakosur, me gjithë kujdesin për të mos u dukur në kamera.