Një mbrëmje emocionuese për të gjithë shqiptarët anembanë botës, mbrëmje e cila bëri bujë në të gjitha mediat botërore. Mbi stadiumin e Beogradit, fluturoi droni i ngritur nga Ismail Morina me flamurin “Autochthonous”, ku djemtë e kombëtares sonë na bënë krenarë, pasi u përplasën fizikisht me futbollistët dhe tifozët serb, për të mbrojtur nderin dhe flamurin, duke na bërë kështu krenar. I tillë është ndjerë edhe Taulant Xhaka, i cili e kujton krenar mbrojtjen e flamurit në Beograd, ashtu siç shkruan në foton e tij të postuar në Facebook, ku ai ka bërë gati grushtin para futbollistëve serb. Fillimisht ai shkroi “100 zogj t’pulave kundër 1 luani”, por më pas e modifikoi duke shkruar “ E kujtoj krenar mbrojtjen e flamurit në Beograd”.