INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend Bertinën e BB3? Ja jeta e saj në Emiratet Arabe dhe pas 6 vitesh tregon arsyen e ndarjes nga Erioni [FOTO]

E mbani mend Bertinën e BB3? Ja jeta e saj në Emiratet Arabe dhe pas 6 vitesh tregon arsyen e ndarjes nga Erioni [FOTO]

Publikuar më: 14:44 23-12-2017

Të gjithë e kujtojmë Bertina Mehmetin e BB3, kjo pasi ajo ishte ndër personazhet më të dashur, e cila rrëmbeu zemrat e gjithë shqiptarëve por edhe të ish-banorit, Erionit. Dyshja ishte një ndër çiftet më të pëlqyer edhe pse si shumë çiftet e tjera të krijuara në “Big Brother” lidhja e tyre nuk funksionoi dhe arsyen Bertina e ka treguar në një intervistë për “Mirage”.

“As unë nuk e kuptova si i hyra asaj historie dhe si përfundoi. Ishim dy karaktere të kundërta që nuk mund të qëndronim dot bashkë. Erioni ka gjithë respektin tim, por nuk ishim për njëri-tjetrin. Sado u përpoqa t'i bëja gjërat të funksionojnë, nuk funksionoi", - përfundoi Bertina, duke lënë të kuptohej se tashmë është e dashuruar dhe e lumtur me një person tjetër, për të cilin nuk preferoi të fliste.

bertina.png

Pas rikthimit të saj në Shqipëri Bertina Mehmeti tregoi se jeton dhe punon aktualisht ne Emiratet Arabe dhe se të ardhmen e saj e sheh po andej pasi kushtet në Shqipëri i shikon jo mjaft të mira.

“Unë tani jam pjesë e një kompanie në departamentin e  marketingut. Tani për tani planet e mia të ardhshme janë në Emirate. Kam ardhur në Shqipëri sepse më kishte marrë malli për familjarët dhe miqtë, por kur shikoj realitetin këtu më vjen keq. Ika nga Shqipëria sepse mundësitë më të mira për veten time nuk i gjeta atje”, - u shpreh ish-banorja e BB3./intv.al/

bertina1.png

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707