Një tjetër figurë e njohur e telenovelave është edhe aktorja argjentinase, Andrea Del Boca, e cila ka lindur më 18 tetor të vitit 1965.
Intv.al shton se ajo në vitin 1987 u quajt mbretëresha e telenovelave me serialin “Stellina”, me rolin protagonist si Stelina, ku u shfaq edhe në ekranet shqiptare vite më pas. E njohur për shumë role në seriale të ndryshme, ajo u bë edhe më e njohur nga seriali “Celeste”, me rolin kryesor. Edhe sot mbahet mend nga shumica e brezit që e ka parë. Roli i saj më i fundit është në vitin 2010 me “Alguien que me quiera” në rolin e Rocío Mosconi. Mbahet mend për bukurinë e saj, e cila mahniti botën. Për më tepër shikoni foton e saj së fundmi:
Burimi:Latinnews
Përshtati: Anisa Bega