Nuk është hera e parë që e shohim në TV, por këtë herë ka vendosur që të rikthehet si një spiker lajmesh pas 10 vitesh mungesë. Bëhet fjalë për ish-banorin e “Big Brother Albania”. i cili asokohe u bë një prej personazheve më të përfolur nga publikum sidomos pas lidhjes me Bertinën, lidhje që vijoi edhe pas daljes nga shtëpia e “BB9”. Ai ka dhënë një intervistë për “panoramaplus” lidhur me këtë eksperiencë, për të cilën shprehet:
"Televizioni është një nga pasionet e mia dhe si diçka që e ke pasion, nuk është e lehtë të largohesh prej saj. Mendova t’i rikthehesha dhënies së lajmeve pas 10 vitesh, sepse është diçka që më ka pëlqyer gjithmonë, pra, informimi dhe zhvillimet apo ngjarjet e ndryshme në vend apo botë. Mendoj se ky ishte momenti i duhur pas një pauze prej dy vitesh punë në televizion për të rifreskuar imazhin. Gjithashtu, edhe për t’u shfaqur pak ndryshe nga sa njerëzit më kujtojnë, nëpërmjet emisioneve apo programeve të ndryshme televizive ku unë kam marrë pjesë.
Të them të drejtën, si lajmet, si emisionet kanë emocion dhe adrenalinë. Në emisione jam më shumë Erion, kurse në lajme mundohem t’i transmetoj informacionet në mënyrën time, por pa dalë shumë nga korniza e formales. Në studion e lajmeve të duket vetja i mbyllur, vetëm ti dhe lajmet, kurse në emisione, si i zoti i shtëpisë që ke ftesa dhe biseda për të ndarë me miqtë çdo ditë. Besoj në këtë moment po shijoj pak qetësinë e të jetuarit unë edhe lajmi."- është shprehur Erioni.