Tea Trifoni është një nga vajzat më të pëlqyera e më të komentuara në sezonin e dytë të ‘Përputhen’. Deri më tani ajo cilësohet si një vajzat ‘më të preferuara të publikut’, pasi vlerësohet si një vajzë e qetë, e ëmbël dhe inteligjente.
Por kjo nuk është hera e parë që ne e shohim Tean në televizionet shqiptare. Ndoshta nuk e dinit, por Tea ka qenë një prej postierëve të rubrikës ‘Kam një mesazh për ty’ në ‘E diela shqiptare’.
Kujtojmë që Tea doli nga emisioni e përputhur me Andin, por më pas u zbulua se ajo po jetonte një romancë me ish-konkurrentin, Beartin.
Mirëpo tashmë jeta e saj sentimentale ka marrë tjetër rrjedhë, pasi ajo është ndarë me Beartin dhe ndarja e tyre është komentuar gjerësisht në rrjet.