INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend këngën “100% shqiptar”? Ja ku ndodhet dhe çfarë bën Rudi Gega ... [FOTOVIDEO]

E mbani mend këngën “100% shqiptar”? Ja ku ndodhet dhe çfarë bën Rudi Gega ... [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 12:43 09-11-2016

Mjafton të përmendet kënga “100% shqiptar” dhe menjëherë të vjen në mendje reperi Rudi Gega, i njohur thjesht si Rudi. Një ndër reperat më të pëlqyer në adoleshencën e shumë prej jush i cili nëpërmjet teksteve origjinale të këngëve të tij  , ka shërbyer edhe si frymëzim për reperat e rinj. Por ku ndodhet sot Rudi, pas më shumë se 10 vitesh shkëputje nga muzika?  Në këtë intervistë ekskluzive për intv.al ai ndër të tjera flet për jetesën në Amerikë, çfarë ka ndodhur me jetën e tij përgjatë këtyre  viteve, por jo vetëm....

-        -   Rudi,para 10 vitesh ishe një ndër reperat më të pëlqyer shqiptarë. Sa vite kanë kaluar nga koha kur u shkëpute nga muzika?

-          - Kanë kaluar më shumë se 10 vite.

-        -   ...më pas, u riktheve në 2012-ën me këngën “100% shqiptar”, por u “zhduke” sërish. Pse?

-         -  Nuk u riktheva për të qëndruar në muzikë. Ishte një ripunim i këngës “100% shqiptar”,  me një tekst të rishkruar nga një Rud më i maturuar! J  Ishte këngë që e bëra për qef pasi përkonte me 100 Vjetorin e Pavarësisë.

-         -  Çfarë ka ndodhur në jetën  tënde që nga ajo periudhë? Çfarë rrjedhe mori ajo?

-         -  Unë u zhvendosa në Amerikë dhe prioritetet ndryshuan. Muzika nuk ishte më qëllim për mua.

-         -  Ke tentuar  ndërkohë të futesh në tregun muzikor ndërkombëtar?

-       -    Jo,  asnjëherë.

-          - 100% shqiptar, “Ejani ju ftojmë në party”, “ Mos u llastoni” si dhe  këngë të tjera, dëgjohen ende edhe sot... Çfarë tjetër kujton me nostalgji nga ajo kohë?

-        -   Kujtoj muzikën e atëhershme në përgjithësi. Jo thjesht këngët e mia. Muzika ka ndryshuar dhe ka përparuar shumë si cilësi produksioni , por ka rënë në krijmtari dhe mendim artistik.

-         -  Do kishe bërë diçka ndryshe?

-        -   Po patjetër. Do kisha ndryshuar disa nga tekstet që kam pas shkruar pasi edhe në tekstet e mia atëherë,  ka plot për të rishkruar. Disa nga realizimet e masterizimet do doja të ishin më cilësore etj. Kam përshtypjen që po të isha në Shqipëri, do ndikoja te repistat e rinj që erdhën për të shuar ose mënjanuar konfliktet publike me pasoja të rënda që morën hov atëherë.

-       -   E mendon ndonjëherë rikthimin apo je shkëputur përfundimisht nga muzika?

-         -  Rikthim për të ndenjur në muzikë, JO. Nuk kam më pasionin e dikurshëm. Mbase me kohën mund të realizoj ndonjë këngë por s’kam asgjë në plane të afërta.

-         -  Çfarë do të thoje për Hip Hop-in e sotëm?

-        - Ka një rritje të padiskutueshme në cilësi këngësh siç e thashë,  por edhe videoklipet po ashtu janë tepër profesionale. Pagesat për koncerte janë pesë fishuar nga koha kur unë bëja muzikë. Por ka komercializim dhe degradim tërësor në Hip-Hop përsa i përket krijimit poetik, mesazhit publik dhe kompozimit. Është një lloj "fut e bjer" pasi edhe teknologjia të ndihmon.

-         -  Ajo që  ndjen ta thuash tani, pas këtyre pyetjeve nostalgjike?

-         -  Dua  t’i falenderoj të gjithë ata njerëz që më kanë ndjekur dikur e më ndjekin akoma në Facebook  ose mënyra të tjera. U jam mirënjohës për mbështetjen.

 

Mia Buci

 zxfvfg.jpg

 

gfnjmn.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031421184539795