Besoj se të gjithë e keni dëgjuar të paktën një herë këngën e cila u ndërkombëtarizua brenda një kohe shumë të shkurtër dhe na bëri krenar të gjithëve. Mesa duket këngëtarja e cila ishte pjesë e kësaj kënge, Silva edhe pas gjithë kësaj fame, akoma ankohet se nuk ka para, por jeta e saj e luksit dëshmon krejt të kundërtën... të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë nga fotot që poston nëpër rrjetet sociale.
Ka kaluar vetëm pak kohë nga deklarata e saj se në fakt nuk kishte lekë as të bëntë një operacion në sy ndaj e kishte shtyrë.
Por mesa duket këngëtarja bie pak në kontradiktë sepse postimet e saj në Instagram tregojnë sesa jetë lukzose bën ajo.
Fotot nëpër jahte apo në pushime nuk kanë të mbaruar në Instagramin e Silvës. Madje këngëtarja e tregon luksin edhe me udhëtimet nëpër botë, dhe këtë herë është shfaqur në Milano.