Ajo është një nga aktoret latine më seksi dhe të gjithe ju me siguri e keni pëlqyer…
Aracely Arambula një nga aktoret më seksi dhe më të preferuara në vend ka bërë një falënderim surprizë për të gjithë fansat e saj shqiptarë. Ajo përshëndet të gjithë dhe është shumë e lumtur që dhe në Shqipëri po ndiqet seriali ku ajo ka rol kryesor tek telenovela “La Dona”, shkruan intv.al. Ajo ka kushtuar një status në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “Çfarë lumturie që “La Dona” transmetohet në kaq shumë vende. Kjo video e fansave nga Shqipëria më ka lumturuar. Puna e madhe, ekipi dhe vullneti gjithnjë merr frute të tilla.” Shumë shqiptarë i kishin përzemër serialet latine ndërsa tani më shumë preferohen ato turke./intv.al/