Këngëtarja e superhitit të popit latin, “La Lambada”, është gjetur e pajetë në një makinë të djegur në vendin e saj të origjinës, Brazil.
Laolwa Braz ishte vokalistja kryesorepër hitin ndërkombëtar të publikuar nga grupi francez-brazilian Kaoma në vitin 1989. Zyrtarë të policisë thanë se 63 vjeçarja Braz është gjetur në distriktin bregdetar të Squerema në afërsi të Rio de Janeiro ku janë parë edhe dy burra. Mediat braziliane thanë se trupi i këngëtares është gjetur tërësisht i djegur brenda një makine në afërsi të shtëpisë së saj. Dy meshkujt që u panë në vendngjarje janë pikasur duke u arratisur nga shtëpia e Braz, çka ka përforcuar dhe dyshimet për një vrasje.