Të gjithë jemi rritur me Pipi Çorapëgjatën, kokëkuqen me quka dhe gërsheta rebele. Pippilotta Viktualia Rullgardina Krusmynta Efraimsdotter Långstrump, sa herë Pipi prezantohej me emrin e saj i duhej pak kohë. Në këtë personazh shumë të dashur, autorja suedeze Astrid Lindgren ka mishëruar gjithçka që fëmijët duan nga jeta: të vendosin vetë, të provojnë përvoja të reja, të kenë fuqi të jashtëzakonshme. Padyshim ajo është një heroinë e vërtetë fëmijësh. Por e kemi menduar ndonjëherë se si duket sot aktorja e parë e këtij filmi? Emri i saj është Inger Nilsson dhe është plot 57 vjeç.