Barbara Mori është aktorja bukuroshe meksikane, e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur në rolin e ‘Rubit’ në telenovelën me të njëjtin emër. Që nga ai rol kanë kaluar 10 vite dhe teksa ju hedhim një sy fotove të saj, vëmë re se përveç flokëve nuk ka ndryshuar asgjë. ‘Rubi’ vazhdon të mbetet një femër tërheqëse dhe vështirë se heq dorë nga ngjyra e kuqe e buzëve. Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj duke i shkurtuar flokët. Në një set fotografik të publikuar ditën e djeshme ajo shfaqet bionde dhe me flokë të shkurtër.