INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend sherrin e të rinjve në Elbasan? Flet ‘gangsterja’ seksi, Trejsi Sejdini: Më vjen turp nga vetja kur e shikoj... [FOTO]

E mbani mend sherrin e të rinjve në Elbasan? Flet ‘gangsterja’ seksi, Trejsi Sejdini: Më vjen turp nga vetja kur e shikoj... [FOTO]

Publikuar më: 21:06 28-03-2018

Trejsi Sejdini tashme është një personazh i njohur nga shumë prej nesh në rrjete sociale dhe jo vetëm. Por një pjesë të madhe të publikut ajo mbahet mend për sherrin e ‘famshem’ ku bashkë me disa shokë rrahën një djalë në qytetin e Elbasanit. E ftuar në ‘Top Show Magazine’ , Trejsi është shprehur e penduar për ngjarjen që ka ndodhur 5 vite më parë, ku ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

“Kjo video nuk ka asnjë justifikim , unë jam e penduar për atë veprim. Sot jam këtu për ti kërkuar ndjesë gjithë publikut, njerëzve që e kanë parë videon dhe personit në fjalë të cilit i kam kërkuar ndjesë që në fillim.

Gjesti më i ulët që mund të bëjë një njeri është të përdori dhunë në këtë mënyrë dhe për më tepër ta filmojë. Kur ka ndodhur kjo ngjarje unë isha fëmijë 13 vjeçe dhe kisha parë dhunë ngado në shkollë, rrugë, institucione apo familje. Nuk po përpiqem të justifikohem thjesht po përpiqem të tregoj rrethanat. Pasi ka ndodhur kjo gjë mua më erdhi shumë keq kur e pashë djalin në atë gjendje, sinqerisht nuk e kisha menduar se do të arrinte deri aty.

Marrëdhëniet e tij me grupin tim nuk kanë qenë të mira pasi ishte ai i pari i cili na ka ofenduar ne në ‘Facebook’. Gjithsesi mua më vjen turp për këtë veprim dhe realisht nuk mund ta besoj që e kam bërë një gjë të tillë.”, u shpreh Sejdini, gjithashtu edhe ish-konkurrentia e “Miss Universe”./intv.al/

htewjot.png

kjghiujewr.png

Article Logic
Execution time: 0.0042610168457031