Pas largimit nga “Zonë e lirë” ishte e vështirë për Arian Çanin ta zëvëndësonte Sophie-n me të cilën tashmë ishin familjarizuar të gjithë.
Por pas disa “Sophie-eve” të vëna në provë, duket sikur arriti të gjejë njërën që e zëvëndësonte më mirë.
Por pas shkëputjes nga emisioni dhe televizioni, Romina Aliku e njohur prej vitesh nga publiku si Sophie, ka nisur të shfaqet mjaft ndryshe në foto. Madje aq ndryshe sa vështirë të njihet dhe të bëhet lidhja me atë që dikur e shihnim tek “Zonë e lirë”. Është folur për disa ndërhyrje estetike të bëra në fytyrë për të cilat ajo ende nuk ka folur. Megjithatë, mbetet fakt që Romina që shohim sot duket mjaft ndryshe nga ajo që shihnim dikur. Photoshop apo ndërhyrje estetike, kjo mbetet për t’u parë.