Një foto e postuar nga Luana ditën e djeshme ku njoftonte videoklipin e ri i çmendi fansat e saj. Këngëtarja bëri të ditur se po vjen me një bashkëpunim, por këngëtarin nuk e bëri të ditur, ç'ka ngriti aludime të shumta.
"Xing.al" bën të ditur se Luana këngën e re do e sjellë në bashkëpunim me këngëtarin shumë të dashur për publikun, Genën.
Kënga pritet të kthehet në hit dhe Genën në videoklip do e shohim me një stil ndryshe ndërsa Luanën si gjithnjë shumë tërheqëse.
Kujtojmë se Gena është i preferuari i trashëgimtares së Top Channel, Lori Hoxhës dhe 'Tumankuqja' e kënduar nga Gena është e preferuara e saj. Mbetet të presim nëse kënga e Luanës dhe Genës do kthehet në të preferuarën e Lorit dhe jo vetëm të saj, por të gjithë publikut shqiptar./intv.al/