INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E meritoi? Fituesja e ''Kënga Magjike 2019'' ka disa fjalë zemre për Flori Mumajesin! [VIDEO]

E meritoi? Fituesja e ''Kënga Magjike 2019'' ka disa fjalë zemre për Flori Mumajesin! [VIDEO]

Publikuar më: 12:08 08-12-2019

Mbrëmjen e sotme është shpallur dhe fituesja e edicionit të 21 të festivalit Kënga Magjike. Publiku, juria dhe votat e artistëve pjesëmarrës kanë zgjedhur si fituese të këtij edicioni Eneda Tarifën me këngën “Ma zgjat dorën”.

Pas fitimit të çmimit të rëndësishëm, këngëtarja shqiptare tha disa fjalë zemre për të dëmtuarit dhe viktimat e tërmetit, por edhe për bashkëpunëtorin e saj, Flori Mumajesin.

“Ju falenderoj nga zemra për të gjithë suportin e vazhdueshëm që i keni bërë këngës, suportin profesional, suportin rastësor që ndodhi për atë që ndodhi. Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësi jonë si artistë. Prandaj një duartrokitje të gjithë artistëve të mrekullueshëm që pranuan në një kohë kaq të vështirë të bëjnë një spektakël të tillë, të bëjnë Këngën Magjike.

Tani unë e kam shumë të vështirë që të flas, sepse jam e mbushur me emocione, por mendoj që duhet t’i bëj dy falenderime. Falenderimi i parë dhe shumë i rëndësishëm shkon për një dorë të mrekullueshme muzikore që e gëzon gjithë shqiptaria, Flori Mumajesi faleminderit! Falenderimi i dytë është për të gjithë artistët, por mbi të gjitha për balerinët e mi që vijnë enkas për këtë projekt. Dhe sigurisht Ardit Gjebrean”, tha e emocionuar këngëtarja Eneda Tarifa.

Article Logic
Execution time: 0.0043201446533203