INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E meritoja se i dhashë dorën Ramës''/ Kryemadhi e PENDUAR: Gazi lotsjellës më bëri të villja gjithë natën, por...

''E meritoja se i dhashë dorën Ramës''/ Kryemadhi e PENDUAR: Gazi lotsjellës më bëri të villja gjithë natën, por...

Publikuar më: 23:08 18-02-2019

Kryetarja e LSI-së, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë”, ka folur lidhur me aktualitetin politik në vend pas vendimit për djegien e mandateve dhe protestës të së shtunës.

Kryemadhi ka treguar se ditën e protestës ka vjellë gjithë natën si pasojë e gazit helmues dhe sipas saj, një gjë e tillë nuk shkaktohet nga gazi lotsjellës.

“Unë kam vjellë ditën e shtunë gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës. U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik. Po të ishte ujë shkonte deri tek Rogneri. Ndërkohë, protestuesve nuk u janë bërë analizat. Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët”, ka thënë Kryemadhi.

Më pas, kryetarja e LSI-së u shpreh se e meritonte këtë pasi në vitin 2013 i kishte dhënë dorën kryeministrit Edi Rama.

“Unë e meritoja atë gazin lotsjellës. Atë gazin helmues që i dhashë dorën në 2013-ën, Edi Ramës. Dhe për këtë po paguaj. Për këtë arsye, unë e djeg mandatin më shumë dhe jam e bindur më shumë për këtë gjë sepse shqiptarët duhet të shikojnë një veprim që unë e kam seriozisht me Edi Ramën dhe nuk e kam lojë politike”, u shpreh e penduar Kryemadhi. 

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417