Sheila, Semi dhe Beniada ishin të nominuarat e kësaj jave në “Big Brother VIP”. Banorja e parë që i shpëtoi eleminimit ishte Beniada, ndërsa ajo që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Sheila.
Vëllai i Madh vendosi të nxjerrë në nominim të gjithë banorët, pasi disa prej tyre kanë shkelur rregullat e produksionit.
Dhe si rrjedhoje Paloma është konkurrentja e dytë që largohet nga shtëpia e “Big Brother” këtë të premte.
Publiku vendosi të largojë Palomën, një nga vajzat më aktive në shtëpi, që është bërë shpesh pjesë e debateve dhe tensioneve mes VIP-ave.