Nuk ka mbushur ende një muaj që ka ardhur në jetë, por djali i dytë i Tunës ka realizuar tashmë setin e tij të parë fotografik, i cili do të mbetet një kujtim i mirë për tërë jetën.
Fotot e voglushit simpatik i ka hedhur në rrjetet sociale Tuna duke zbuluar edhe momentet e ëmbla ku voglushi të shkrin me pamjen para fotoaparatit.
E veçanta është se fotot nuk janë bërë për qef por bebi Zen është bërë imazh reklamash dhe imagjinoni nuk ka ende 1 muaj në këtë botë.
Ajo që vihet re është mbiemri Sejdi që Zen mban edhe në profilin e tij në Instagram të hapur sigurisht nga Tuna.
Këngëtarja është ndarë me ish-bashkëshortin e saj Patris Berisha gjatë kohës sa ishte shtatzënë dhe të dy fëmijët në rrjete sociale mbajnë mbiemrin e saj.
Tian dhe Zen së bashku me Tunën po jetojnë në Shkup, aty ku këngëtarja është rritur dhe ka familjen.