Ronela Hajati padyshim është një këngëtare shumë e talentuar dhe këtë e ka vërtetuar me hitet që ka sjellë shpesh herë në tregun muzikor shqiptarë. Ditën e sotme këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku temë bisede janë bërë edhe format e saj trupore.
Edhe pse kohët e fundit Ronela ka shtuar disa kilogramë, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë, ajo sërish duket shumë në formë dhe goxha tërheqëse në koncertet që zhvillon si dhe në klipet e saj.
Por pavarësisht kilogramëve të marra Ronela u shpreh se kjo gjë nuk e ka penguar të veshë të gjitha veshjet që ajo dëshiron, pasi duket se këngëtarja ka një “AS” nën mëngë.
Bëhet fjalë për një hile shumë interesante në fakt, këngëtarja u shpreh se këtë hile e përdor edhe Beyonce.
“Unë vesh nga dy palë geta, sepse të mbledhin dhe trupi duket perfekt. Beyonce vesh 4 palë!”-rrëfeu Hajati.